BIODERMA pjesë e Panairit më të madh të Shëndetësisë të zvhilluar në data 31 Tetor, 1-2 Nëntor!

Kujdesi shëndetësor është parësor.

Në këtë kuadër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë organizuar Panairin më të madh të Shëndetësisë, për të dëshmuar së bashku se mënyrat për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme mbështeten mbi një kulturë sa më të mirë shëndetësore.

Eventi ka përfshirë një spektër të gjerë, që fillon me kujdesin, mënyrat si duhet reflektuar ky kujdes dhe deri në orientimet e duhura që u dhanë nga specialistë dhe ekspertë, të cilët ishin prezent, qoftë me pajisje, ashtu dhe me metodat e tyre më të avancuara që ka arritur sot shkenca dhe teknologjia.

Panairi ”CCI Expo Medical” synon pikërisht ndërgjegjësimin dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, që përkthehet në rezultate shëndetësore më të mira, me në fokus pacientin. Ai është një platformë ideale për të gjithë institucionet, organizmat dhe subjektet që të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të inkurajojnë një përmirësim të vazhdueshëm në rezultatin e shëndetit.

Bioderma, si një nga përfaqësuesit e linjës dermo-kozmetike ishte pjesë e Panairit duke prezantuar për publikun e gjerë të gjithë gamën e produkteve që ofron.

Gjatë ditëve të eventit ULJET ishin deri në 50%.

Gjithashtu për publikun e gjërë u ofruan konsulta dermatologjike falas nga mjekët profesionist

Scroll to Top