Departamenti i Çështjeve Rregullatore pranë kompanisë Pharma One, në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloren në fuqi, ofron shërbime rregullatore për partnerët e saj. Shërbimet, të cilat siguron departamenti rregullator i Pharma One janë:
• Regjistrimi i produkteve të reja, verifikimi i dosjes së aplikimit dhe ndjekja e procedurave për të siguruar miratimin dhe vendosjen në treg të produktit.
• Mirëmbajtja e regjistrimeve aktuale (rinovimet dhe variacionet).
• Regjistrimi pajisjeve mjekësore.
• Farmakovigjilenca. Menaxhimi i sigurisë së produktit, ndjekja, mbledhja dhe raportimi i rasteve të shfaqjes së efekteve anësore të barnave ( ADR) si dhe ngjarjeve të padëshiruara lidhur me barin.
Pharma One, siguron partnerët e saj lidhur me informacionet e përditësuara rregullatore, duke i ndihmuara ata të kuptojnë kërkesat lokale lidhur me çështjet rregullatorë të sipërcituara.
Defekte te cilesise / Raportimi i efekteve anesore
Tel: +355686544068