Politika e privatësisë

Politika e privatësisë Pharma One

Përmes kësaj politike privatësie, Pharma One ju njofton për mënyrën se si mblidhen dhe përpunohen të dhënat tuaja personale, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar.

Pharma One ju siguron se të dhënat personale mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime statistikore të klikimit dhe numrit të vizitorëve në faqe, si dhe për t’ju mundësuar hyrjen si vizitor në pjesën e rezervuar për profesionistët e shëndetësisë.

Vizitorët në faqen e Internetit Pharma One

Pharma One disponon faqen zyrtare www.pharmaone.al, që paraqet të dhëna mbi kompaninë, listën e produkteve dhe në një seksion të veçantë me hyrje të kufizuar, informacione shkencore për produktet.

Për vizitorët e www.pharmaone.al, sistemi mbledh informacione standard të cilat kanë të bëjnë me klikimin e faqes, numrin e vizitorëve, numrin e vizitorëve në rubrika të caktuara, për të parë qasjen dhe interesin e tyre, pa i identifikuar personalisht.

Për vizitorët që kanë pyetje dhe na kontaktojnë përmes e-mailit, ose hyjnë përmes emrit të përdoruesit/emalit dhe fjalëkalimit në zonën me hyrje të kufizuar, këto të dhëna regjistrohen automatikisht dhe përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar.

Motori i kërkimit në faqen tonë është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë në përdorim, si kërkimi në Google. Kërkimi mundësohet nga një pajisje, që furnizohet nga Google, i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha lundrimet e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe Google.

 

Aplikimi përfshin plotësimin e të dhënave personale, të cilat do të përdoren gjatë procesit të vlerësimit dhe nuk i kalohen palëve të treta. Të dhënat për kandidatët e pasuksesshëm shkatërrohen 12 muaj pas përfundimit të procesit të rekrutimit.

E drejta për të kërkuar hyrjen, bllokimin, korrigjimin ose fshirjen

.

    Çdo person ka të drejtë

  • të kërkojë konfirmim nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për
    qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale
  • të kërkojë në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre
  • të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Përdoruesit kanë të drejtë të vizitojnë, të modifikojnë, të korrigjojnë dhe të fshijnë të gjitha të dhënat e mbledhura, që kanë të bëjnë me ata vetë. Për ta ushtruar këtë të drejtë, ju lutem kontaktoni

info@pharmaone.al