Image

Stafi ynë është vlera jonë më e mirë !

Le të njohim më mirë Stafin e Pharma One

LIDERSHIP

Pharma One është ndër distributorët më të rëndësishëm në tregun shqiptar dhe jo vetëm. Kjo ka ardhuar gradualisht si pasojë e punës, përkushtimit dhe integritetit në mënyrën e të bërit biznes. Në Pharma One veprimtaria e punës bazohet në vlerat bazë etike si integriteti, standartet e larta etike, inovacioni, puna në grup. Bashkëpunimi i të bërit biznes është sukses i ndërtuar me punë dhe profesionalizëm.

Image

KARRIERA NË PHARMA ONE

Personeli i Pharma One duhet të reflektojë një standard të lartë të integritetit personal e profesional gjatë veprimtarisë së punës, duke zbatuar kuadrin ligjor përkatës, për t’u siguruar që procesi i punës të kryhet në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Kultura e punës në Pharma One është e lidhur ngushtë në bashkëpunimin mes punonjësve dhe kompanisë, respektimin e integritetit të punonjësve, standarteve ligjore. Ne inkurajojmë, investojmë dhe i japim mundësi punonjësve në mënyrë të tillë që ato të japin më të mirën e tyre për rritjen në karrierë brenda Pharma One.